Politike

Qeveria s'mori asnjë përfaqësues të opozitës në Bruksel, PD: Rama prishi traditën, Berisha merrte gjithmonë deputetë të PS

Ajo publikoi dhe disa foto nga takimi i kohës kur qeveria udhëhiqej nga PD dhe ish-kryeministri Berisha dhe në takim ka dhe përfaqësues të opozitës së kohës. 

20 Korrik 2022, 15:34 Nga e.k
Qeveria s'mori asnjë përfaqësues të opozitës
Megi Balliu

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sërish pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel ku ju hap rrugë anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Me anë të një konference për mediat, sekretarja për Organizatat në Partnere në PD, Megi Balliu u shpreh e që nga konferenca e Londrës shqiptarët kanë shkuar bashkë aty ku është folur dhe vendosur për fatin e përbashkët. Ajo publikoi dhe disa foto nga takimi i kohës kur qeveria udhëhiqej nga PD dhe ish-kryeministri Berisha dhe në takim ka dhe përfaqësues të opozitës së kohës. 

Qeveria s'mori asnjë përfaqësues të opozitës

"Që nga Konferenca e Londrës, në vitin 1913, dhe Konferenca e Paqes së Parisit, më 1919, shqiptarët kanë shkuar së bashku aty ku është folur dhe vendosur për fatin e përbashkët. Pavarësisht krahinave, feve dhe ideve, krerët e këtij vendi kanë shkuar krah për krah, qoftë edhe për sytë e botës. Kjo traditë shembullore e unitetit dhe tolerancës u zhbë nga Enver Hoxha në vitin 1944", tha Balliu.

 DEKLARATA E PLOTË E SEKRETARES PË ORGANIZATAT PARTNERE, MEGI BALLIU

Që nga Konferenca e Londrës, në vitin 1913, dhe Konferenca e Paqes së Parisit, më 1919, shqiptarët kanë shkuar së bashku aty ku është folur dhe vendosur për fatin e përbashkët. Pavarësisht krahinave, feve dhe ideve, krerët e këtij vendi kanë shkuar krah për krah, qoftë edhe për sytë e botës. Kjo traditë shembullore e unitetit dhe tolerancës u zhbë nga Enver Hoxha në vitin 1944. U kthye, pas katër dekadash kur komunizmi theu qafën. Në 30 vitet pas komuniste Partia Demokratike mund të krenohet, me të drejtë, me rekordin e saj të unitetit dhe përfaqësimit. Tri fetë kryesore të shqiptarit, përfaqësoheshin në trekëndëshin Parlament – Qeveri – Presidencë. Përkatësitë krahinore respektoheshin gjithashtu. Opozita socialiste ka qenë në të gjitha takimet me rëndësi kombëtare jashtë në krah të delegacioneve të qeverisë Berisha.

Dy shembuj të pakontestueshëm dhe publike janë nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe anëtarësimi në NATO. Në delegacionet e kryeministrit Berisha ka patur përfaqësues të opozitës në të dy rastet, siç do ta shihni në fotot që po u tregoj këtu. Edi Rama duke anashkaluar opozitën, duke shpërfillur unitetin dhe përfaqësimin në një moment me valencë kombëtare, e ktheu Shqipërinë në kohën e komunizmit. Ky është Edi Rama. Ne nuk kemi nevojë të lodhemi për ta shpjeguar, sepse ai nuk lodhet së qeni i ngjashëm me modelin e tij shpirtëror. Partia Demokratike ndjen detyrimin publik të përballë qeverinë aktuale me forcën e fakteve dhe modelet më të mira kombëtare. Sigurisht, ne krenohemi që jemi pjesë e një modeli që ka parë dhe sheh nga uniteti kombëtar dhe përfaqësimi

Ditën e djeshme u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

partia demokratike megi balliu

Sondazh

Poll