Aktualitet

Qeveria u heq 30 mijë lekëshin pensionistëve, të moshuarit: Është e papërballueshme jetesa, çmimet janë të larta

Qeveria ka hequr edhe paketën e ndihmës sociale (30 mijë lekëshin e vjetër) që merrnin pensionistët dhe shtresat në nevojë për të përballuar rritjen e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë. Gjatë prononcimeve për mikrofonin e “Fax News”, të moshuarit i bëjnë thirrje të rritë pensionet pasi jetesa është e papërballueshme.

20 Korrik 2022, 15:07 Nga e.k
Qeveria u heq 30 mijë lekëshin pensionistëve, të moshuarit:
Foto ilustruese

TIRANË- Të moshuarit në Shqipëri janë kategoria që e vuajnë më shumë rritjen galoponte të çmimeve për shkak se pensionet e tyre janë nën minimumin jetik. Qeveria ka hequr edhe paketën e ndihmës sociale (30 mijë lekëshin e vjetër) që merrnin pensionistët dhe shtresat në nevojë për të përballuar rritjen e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë. 

“Unë jam emigrant çmimet këtu janë më të larta se në Amerikë. Do rri edhe 15 ditë dhe do të iki, këtu është shumë shtrenjt dhe ambienti nuk ka ndryshuar sic e kam lënë para 30 vitesh. Fëmijët i kemi siguruar jashtë shtetit, ne pleqtë edhe mund të kthehemi por ka shumë probleme me ato që jemi mësuar andej ne. Këtu është e keqja sepse nuk vendosen etiketa e cmimeve por e merr sa thotë pronari. Me 125 mijë të vjetra është e papërballueshme, sidomos në këtë periudhë që janë rritur shumë cmimet. Nuk shijkoj ndonjë shpresë që do të rregullohet”, tha një pensionist.

"Po bëj një paralelizëm, kur e pyetën Ajshtajnin faturinot e trenit sa ju zgjatet jeta, aq sa e ngroh Moskën një qiri në Paris. Ky bonus duhet të ishte zgjatur se çmimet janë të papërballueshme dhe kjo do vazhdojë për sa kohë që në kurriznin e popullit është kjo bandë gjakpirëse, nuk ka zgjidhje", tha një tjetër pensionist.

Qeveria vendosi që të hiqte ndihmen prej 30 mijë lekë të vjetër që u jepte pensionistëve dhe shtresave në nevojë, ndihmë të cilën ata e përfituan nga muaji prill deri në muajin qershor. Kjo paketë supozohej të ndihmonte shtresat në nevojë për shkak të rritjes së çmimeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe kriza globale.

tirane

Sondazh

Poll