Politike

Bylykbashi e akuzoi për pazar me Ramën, Çupi: I kam ftuar të bashkëpunojmë

Çupi deklaron se as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë ndonjëherë pazar në kurriz të demokratëve.

20 Korrik 2022, 14:55 Nga A.B
Bylykbashi e akuzoi për pazar me Ramën, Çupi: I kam ftuar
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, i ka mohuar akuzat e Oerd Bylykbashit, për një pazar me Edi Ramën. Çupi deklaron se as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë ndonjëherë pazar në kurriz të demokratëve. Sipas Çupit, deputetët e grupit të Berishës kanë refuzuar që të bashkëpunojnë me të sa i takon Reformës Territoriale.

'Keqardhje për kolegët që keqpërdorin pozitat e tyre për të sulmuar pjesën tjeter. Kur të na thonë si i shitën interesat e PD tek PS për reformën e fundit zgjedhore, mund të nisin dhe të bëjnë moral. Të paraqesësh punën e dikujt tjetër si gjetje, për të shtuar pak bashki, pa ndonjë përfitim të rëndësishëm për qytetarët, nuk është ide. Është një përpjekje për pazar me PS për t’u dukur prapë si i rëndësishëm. As demokratët, as shqiptarët e tjerë nuk kanë nevojë për këtë teatër të shëmtuar. Në komision përfaqësoj me integritet PD-në dhe këtë nuk mundet ta mohojë dot askush. I kam ftuar kolegët te bashkëpunojmë, por kanë refuzuar. E sa për pazar, jo vetëm që nuk ka, por nuk do të lejojmë as të ketë asnjëherë. Këtë ta dijnë mirë ata që në vend që të bashkojnë forcat për të ndryshuar ndarjen territoriale se është një nevojë për shqiptarët, e kanë mendjen tek pazaret.'- shkruan Çupi.

dhurata cupi

Sondazh

Poll