Aktualitet

Breshëri dëmtoi gjithë prodhimin, fermerët ndihen të braktisur nga shteti, eksperti: Bujqësia në kolaps

Përveç mollëve, fermerët e bashkisë së Devollit patën dëme të konsiderueshme edhe në kultura të tjera bujqësore, si në grurë, fasule dhe patate. Ndërsa specialistët e bujqësisë në bashkinë e Devollit duket se kanë nisur pushimet verore.

20 Korrik 2022, 14:21 Nga e.k
Breshëri dëmtoi gjithë prodhimin, fermerët ndihen të
Frutat e dëmtuar nga breshëri

DEVOLL- Fermerët e Devollit ndihen të braktisur nga shteti pas breshërit fatal që ju dëmtoi të gjithë të mbjellat. Ata shprehen se 80% e mollëve dhe ftonjve janë prishur teksa kanë treguar dhe fotot e dëmtimeve frutore. 

Fermerët ndihen të pafuqishëm jo vetëm të mbajnë kulturat bujqësore, por ndihen të pamundur edhe për të qëndruar në vendin e tyre. Përveç mollëve, fermerët e bashkisë së Devollit patën dëme të konsiderueshme edhe në kultura të tjera bujqësore, si në grurë, fasule dhe patate. Ndërsa specialistët e bujqësisë në bashkinë e Devollit duket se kanë nisur pushimet verore.
Një nga fermërët është deturuar dhe të presë pemët pasi nuk ka rrugëzgjifhje tjetër.

"Ka mbaruar çdo gjë, dhe unë për këtë do t'i pres të gjitha s'kam se ç'të bëj. Nuk ka ardhur asnjë njeri që të shohë se ç'po bëhet", tha ai

"Jam penduar që kam ardhur këtu, nuk na del hesapi as për bukën e gojës", tha një tjetër.

Në lidhje me situatën ku ndodhet sot bujqësia dhe blegtoria ka reagur dhe kreu i Shoqatës së Mbrojtjes së konsumatorit dhe Prodhimit Vendor, Ervin Resuli shprehet se bujqësia sot është në kolaps.

STATUSI I ERVIS RESULIT

Breshëri ka dëmtuar pothuajse të gjitha kulturat e mbjella dhe ka miliona lekë investime kanë shkuar dëm. Fermerët ndihen të braktisur nga shteti i cili deri tani nuk ka reagur në lidhje me këtë dëm të madh ekonomik që ka shkaktuar moti. Fermerët apelojnë për ndihmë pasi siç shprehen janë të detyruar të presin të gjithë drurët frutorë.

devoll

Sondazh

Poll