Aktualitet

U zunë për rradhën në banjë, 17-vjeçari shqiptar plagos bashkëmoshatarin egjiptian në Itali

Në një moment shqiptari mori marrë një thikë nga dhoma e tij dhe më pas kishte sulmuar djalin tjetër duke e goditur në dorën e majtë.

20 Korrik 2022, 14:20 Nga d.a.
U zunë për rradhën në banjë, 17-vjeçari shqiptar
Foto Ilustruese

ITALI- Një djalë 17-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili jetonte në një strehë për të mitur të pashoqëruar në Valsamoggia, në zonën e Bolognese, u denoncua nga karabinierët se kishte sulmuar dhe goditur me thikë një bashkëmoshatar egjiptian, po banues së të njëjtës qendër.

Sipas Ansa, në bazë të asaj që rikonstruktoi policia, sherri mes të dyve ka lindur për përdorimin e banjës dhe rradhën se kush do të hynte i pari. Në një moment shqiptari mori marrë një thikë nga dhoma e tij dhe më pas kishte sulmuar djalin tjetër duke e goditur në dorën e majtë.

I shpëtuar nga stafi i strukturës dhe më pas nga urgjenca,  i plagosuri u dërgua në spitalin e Bazzano dhe doli me prognozë 12 ditore. Sulmuesi, i cili tha se hoqi thikën duke e hedhur në tualet, akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë personale.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll