Aktualitet

Dhunoi djalin e tij, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Sipas policisë shtetasi i identifikuar me inicialet K. D., 23 vjeç u arrestua pasi më parë Gjykata kishte lëshuar masën e arrestit me burg ndaj tij për akuzën e vjedhjes. Ndërsa shtetasit e identifikuar me inicialet D.M dhe K.K drejtonin mjetin në gjendje të dehur

20 Korrik 2022, 14:14 Nga e.k
Dhunoi djalin e tij, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, në
Policia e Tiranës

TIRANË- Një 48 vjeçar i identifikuar me inicialet E.C ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij. Ndërkohë janë arrestuar edhe tre persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë shtetasi i identifikuar me inicialet K. D., 23 vjeç u arrestua pasi më parë Gjykata kishte lëshuar masën e arrestit me burg ndaj tij për akuzën e vjedhjes. Ndërsa shtetasit e identifikuar me inicialet D.M dhe K.K drejtonin mjetin në gjendje të dehur

NJOFTIMI I POLICIS:

Katër persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Blutë e Tiranës, njoftojnë se 48-vjeçari E.C., është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 23-vjeçarisi K. D., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Sakaq specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. M., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– K. K., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë ndaluan shtetasin K. D., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. M., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– K. K., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane

Sondazh

Poll