Aktualitet

FNSH kontrolle në Fier/ Pas parcelës, gjendet një mjet në kanal, dyshohet se ka kanabis

Aktualisht ka mbërritur një karrotrec që po mundëson nxjerrjen e mjetit nga kanali. 

20 Korrik 2022, 14:17 Nga A.B
FNSH kontrolle në Fier/ Pas parcelës, gjendet një mjet në
Policia

FIER- Një mjet i braktisur është gjetur ditën e sotme në një kanal në zonën e Baltzës në Fier, disa kilometra larg vendit ku u zbulua parcela ne kanabis. Dyshohet që në brendësi të automjetit ka kanabis.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që efektivë të FNSH po krehin zonën. Aktualisht ka mbërritur një karrotrec që po mundëson nxjerrjen e mjetit nga kanali. 

Mjeti është gjetur pak metra larg parcelës me kanabis e cila u zbulua ditën e sotme nga policia e Fierit. Sasia e bimëve narkotike të dyshuar si kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

fier kanabis ne fier

Sondazh

Poll