Politike

Mbledhja e deputetëve të PD, Gështenja: Kolegët më vunë kusht, mos e fto Bashën

Gështenja ka treguar edhe arsyen pse nuk e ftoi ish kryetarin e partisë, Lulzim Basha.

20 Korrik 2022, 14:05 Nga A.B
Mbledhja e deputetëve të PD, Gështenja: Kolegët më
Lefter Geshtenja

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët nuk janë në krah të Sali Berishës duket se janë tërhequr dhe nga Lulzim Basha. Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka treguar për 'Balkanweb' se mbledhja e djeshme zgjati rreth pesë orë dhe temë e tyre diskutimi ishte e ardhmja e tyre politike.

Takimi është thirrur nga Gështenja, i cili në nisje të mbledhjes ka treguar edhe arsyen pse nuk e ftoi ish kryetarin e partisë, Lulzim Basha.

'Këtë takim e kam incuar së bashku me Flamurin, për të folur hapur, për të pirë një kafe, dhe për të diskutuar me njeri tjetrin, të ardhmen e grupit, dhe çfarë shkon mirë apo keq. Kam ftuar 34 deputete, nga 35, dhe nuk kam ftuar Lulzim Bashën, për shkak se disa kolegë ma vendosën kusht që nëse do të ishte Basha, ne nuk do te vinim ketu.'- është shprehur Gështenja. 

Ditën e djeshme u mblodhën 15 deputetë të Partisë Demokratike në një nga lokalet e Tiranës. Në takim ishin deputetë kritikë të Bashës por që nuk i janë bashkuar as Sali Berishes në nismat që ai ka ndërmarrë që pas 9 shtatorit. 

lefter geshtenja

Sondazh

Poll