Politike

FOTO LAJM/ Një ditë pas çeljes së negociatave, flamuri i BE ngrihet në godinën e kryeministrisë

Ditën e djeshme u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

20 Korrik 2022, 13:50 Nga A.B
FOTO LAJM/ Një ditë pas çeljes së negociatave, flamuri i
Kryeministria

TIRANË- Flamuri i Bashkimit Europian do të jetë sëbashku me atë shqiptar në godinën e kryeministrisë. Kjo u bë ditën e sotme me një ceremoni, një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa mungonte opozita. 

FOTO LAJM/ Një ditë pas çeljes së negociatave, flamuri i

Ditën e djeshme u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

negociatat me be 2022

Sondazh

Poll