Aktualitet

'Vajzën e përdhunoi në kasolle', babai dhe vajza e akuzuan për abuzim seksual, del ekspertiza e Policisë (DETAJET)

Sipas babait, por edhe vetë vajzës, ai e kishte dërguar të miturën në kasollen e bagëtive dhe kishte abuzuar seksualisht me të. Ndwrkohw sipas kspertizës mjeko-ligjore, 17-vjeçarja nuk është përdhunuar. Policia konfirmon se e mitura nuk është abuzuar, por pohon se është ngacmuar seksualisht nga grabitësi Vitrin Çobaj, banor i të njëjtit fshat.

20 Korrik 2022, 13:45 Nga e.k
'Vajzën e përdhunoi në kasolle', babai dhe vajza e
Babai dhe nëna e vajzës së mitur

VLORË- Kryefamiljari, 47-vjeçar dhe vajza e tij e mitur, banesa e të cilëve ra pre e grabitjes në fshatin Brataj të Selenicës të dielën, akuzuan grabitësin se kishte përdhunuar 17-vjeçaren. Sipas babait, por edhe vetë vajzës, ai e kishte dërguar të miturën në kasollen e bagëtive dhe kishte abuzuar seksualisht me të. Ndërkohë sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 17-vjeçarja nuk është përdhunuar. Policia konfirmon se e mitura nuk është abuzuar, por pohon se është ngacmuar seksualisht nga grabitësi Vitrin Çobaj, banor i të njëjtit fshat.

DEKLARATAT E PARA PAS NGJARJES TË VAJZES DHE FAMILJARËVE

Në një deklaratë për mediat pas ngjarjes, 17-vjeçarja deklaroi se Çobaj i kishte vendosur thikën në fyt dhe nën kërcënim e kishte përdhunuar, teksa kërkoi edhe dënimin e tij të përjetshëm.

“Erdhi në shtëpi, më çoi në një kasolle bagëtish, jam shumë e trembur, ja tregova të vërtetën policisë, ia tregova të gjitha. Më kërcënoi, më vendosi thikë në fyt. Tani kam një mesazh, falënderoj policinë e shtetit që më ndihmoi dhe më shpëtoi jetën mua e familjes, uroj të dënohet njëherë e përgjithmonë”, tha ajo.

Ndërsa babai i vajzës rrëfeu ngjarjen duke deklaruar: 

“Ai njeriu me maskë kishte vajtur në dhomën e fëmijëve. Me bluzë të kuqe dhe me maskë të kuqe. Aty kisha 5 fëmijët. Më pas e ka marrë çupën e madhe se i tha gruas mbylle derën që të mos shohin gjë fëmijët. Në atë u ula në tokë unë se më drejtoi armën. Iku si 2-3 metër larg nga unë dhe i tha më bëj një kafe sillma këtu. Hajde provoje kafen i tha se mos më ke hedhur helm. Pastaj e piu ai kafenë. Ka prerë litarin në verandë që kisha unë, dhe i tha gruas lidhe burrin. Në atë moment më lidhi gruaja mua dhe më shtriu në krevat përmbys mua. Më ka lidhur dhe këmbët. Pastaj veproi me bashkëshorten. E zuri dhe e lidhi edhe atë dhe nën kërcënimin e armës, e zhveshi dhe nuk veproi me dhunë. Vetëm sa e zhveshi. Mbasi ka mbaruar këtë është larguar nga dhoma jonë dhe ka vajtur në dhomën e fëmijëve. Ka kërcënuar dy çupat e mëdha dhe çupa e dytë ka ikur nga banesa dhe ka vajtur te kryeplaku në fshat dhe ka bërë denoncim në polici. Në atë kohë që ka ikur çupa e madhe poshtë, çupa e vogël ka ardhur në dhomën time duke shqyer derën. Mos më zgjidh i kam thënë sa të vijë policia. Vetëm merr telefonin dhe lajmëro policinë. Në atë kohë që e mori çupa e madhe policinë e kishte marrë e vogla. Dhe për 25 minuta ka ardhur policia nga Vlora. Pasi ka mbaruar me mua ka marrë çupën e madhe dhe e ka futur te stalla e lopëve dhe e ka përdhunuar. Po sërish. Vajza është shprehur vetë me fjalët e saj se e ka përdhunuar forcërisht. Vajza është e sëmurë, invalidë, grupi i dytë.

AUTORI VITRIN ÇOBAJ

37 vjeçari Vitrin Çobaj doli sot para Gjykata e Vlorës, e cila dha masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij.

Akuzat që rëndojnë mbi 37-vjeçarin përfshijnë 4 vepra penale: “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Ngacmim seksuale me dhunë me të mitur 14-18 vjeç”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë”. Avokat i çështjes ka qenë Durim Bajrami i caktuar kryesisht nga gjykata.

SI NDODHI NGJARJA

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 16 korrik në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur "Koria e Rigonit", ku Çobaj hyri me dhunë në banesën e 41-vjeçares Yllka Ferraj dhe bashkëshortit të saj F. Ferraj, 47 vjeç (invalid), ndërsa në banesë me ta ishin edhe 6 fëmijë të mitur. Çobaj, me armë gjahu në dorë, ka hyrë në banesë dhe ka mbajtur peng për 4 orë familjen. Ndërkohë që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 47-vjeçaren si dhe tre vajzat e saj të mitura, të cilat i kishte izoluar në një dhomë të banesës. Po ashtu, ai u ka vjedhur me dhunë edhe një sasi prej 36.900 lekësh. 38-vjeçari rezulton se është person me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

vitrin çobaj

Sondazh

Poll