Politike

DEBATE në Komision/ Denaj-Mziut: Mëso të flasësh, je në parlament, i paedukatë

Situata u përshkallëzua deri në ofendime personale.

20 Korrik 2022, 13:31 Nga A.B
DEBATE në Komision/ Denaj-Mziut: Mëso të flasësh, je në
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu dhe kryetarja e Komisionit Territorial, Anila Denaj u përfshinë në një debat. Shkak u bë moslejimi nga ana e Denajt që Mziu të merrte fjalën. Situata u përshkallëzua deri në ofendime personale.

DEBATET:

Mziu: Po të shikosh në disa bashki të mëdha që gjysmën e buxhetit e çojnë për paga. Nuk është pronare e pronave bashkia dhe nuk u bë informalizimi I tyre. 0.3% mbledh bashkia nga taksat e pronbës. Në lidhje me transfertën e pakushtëzuar, vendet e rajonit japin 3-4%. Kur ne do të afrohemi drejt këtij standarti meqë tani u hapën dhe negociatat. Sa herë që bëheshin mbledhje shoqatash bashkitë kërkonin të merrnin atë që ju takon, bashkitë u cënuan tek tatimi i biznesitr të vogël. Pushteti qëndror i ka hequr taksat mbase për biznesin e vogël por kjo do të thotë ti heqësh mundësinë pushtetit vendor dhe të marrësh një vendim që nuk të takon. Kudo pushteti vendor merr taksë për këto, se ka bashki që kanë hidrocentale, miniera dhe bashkive u takon të marrin një përqindje. Pse Bashkia e Bulqizes nuk merr të ardhura nga miniera. Ju abuzoni tek një shifer tjetër kur thoni është ulur borxhi I bashkive, ka një ulje që ka ardhur si pasojë e faljes që ka bërë qeveria. Nuk flisni për një borxh tjetër, a edini ju sa është rritur borxhio I bashkive ndaj OSHE-së dhe që I rëndon çdo qytetari.

Denaj: Kërkova që të mos bësh përsëritje, na e vini në dispozicion raporton formalisht. Zoti Nasufi,... je i pasjellshëm

Mziu: Tregu korrekte

Denaj: Jam super korrekte

Mziu: Zoti Nasufi, e kam për pocedurë, është rregull numër 1. Shpresoj ta mësosh. E keni mësuar sa herë që flas unë bëni zhurmuesin

Denaj: Nuk ua kam dhënë të drejtën të më thoni ti, është ju në radhë të parë. O zotëri për rregulla etike unë jam JU për ju, nuk jam TI. Mëso të sillesh, nëse kështu flet në shtëpi, këtu je në parlament. Një njeri i paedukatë si Mziu se dhe emrin ia harroj është fyese por ky është niveli juaj personal. 

komisioni territorial

Sondazh

Poll