Aktualitet

Sherr për zjarrin! Plagosen me thikë babë e bir në Fier, autori vihet në pranga (EMRAT)

Autori, banues në Qënas, ka goditur me mjet prerës babë e bir të cilët ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve

20 Korrik 2022, 13:31 Nga A.B
Sherr për zjarrin! Plagosen me thikë babë e bir në Fier,
Policia

FIER- Plagosje me thikë në Fier. Armando Boriçi ka plagosur me thikë Haxhi dhe Aleks Ballën në Fier. Policia informon se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autori, 39-vjeçar banues në Qënas, ka goditur me mjet prerës babë e bir të cilët ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve. Boriçi është vënë në pranga dhe pritet të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.

Shkak i sherrit është bërë zjarri i cili ishte ndezur nga një prej familjeve, ndërsa familja tjetër fqinje ka reaguar ishte bezdisur nga tymi. Kjo ka bërë që konflikti mes tyre të përshkallëzohej duke përdorur mjetin prerës. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin. Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

plagosje ne fier armando borici aleks balla haxhi balla

Sondazh

Poll