Aktualitet

Familja ishte nisur për pushime, makina merr flakë dhe shkrumbohet plotësisht në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq (DETAJET)

etëm 300m në të dalë të tunelit të rrugës Kardhiq – Delvinë mjeti i tyre është përfshirë fillimisht nga tymi e më pas nga flakët. Ata kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti edhe me ndihmën e kushërinjve të tyre që udhëtonin me një tjetër mjet.

20 Korrik 2022, 13:12 Nga e.k
Familja ishte nisur për pushime, makina merr flakë dhe shkrumbohet
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Një makinë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq. 

Drejtuesi i mjetit, Sabah Shera 43 vjeç ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Sarandës me të shoqen dhe dy fëmijët 8 dhe 11 vjeç. Vetëm 300m në të dalë të tunelit të rrugës Kardhiq – Delvinë mjeti i tyre është përfshirë fillimisht nga tymi e më pas nga flakët. Ata kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti edhe me ndihmën e kushërinjve të tyre që udhëtonin me një tjetër mjet.

Bashkëshortja e 43 vjeçarit tha se jetuan momente tmerri dhe se ishin të lehtësuar që kishin shpëtuar jetën. Ekipet zjarrfikëse që mbërritën për të shuar zjarrin ja kanë dalë vetëm të neutralizojnë flakët ndërsa mjeti është djegur plotësisht. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt teknik ndërkohë që zjarri bllokoi për rreth 30 min trafikun në atë aks.

vlore

Sondazh

Poll