Politike

Hapja e negociatave, Balla: Procesin e anëtarësimit në BE synojmë ta kryejmë bashkë me opozitën

Balla deklaroi ditën e sotme se procesin e anëtarësimit në BE synohet që të kryhet së bashku me opozitën.

20 Korrik 2022, 12:46 Nga A.B
Hapja e negociatave, Balla: Procesin e anëtarësimit në BE
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se procesin e anëtarësimit në BE synohet që të kryhet së bashku me opozitën.

“Konferenca e parë ndërvqeveritare ka definicion të qartë. Qeveria shqiptare dhe kolegji i komisionerëve. Do kemi mundësi të tjera ku do të jemmi bashkë maxhorancë dhe opozitë në Parlamentin Europian dhe në këtë kontekst nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje nevojës që e ka shprehur edhe kryeministri në fjalën e tij ku tha se duhet të kishim edhe opozitën. Flas për atë opozitë të përgjegjshme nuk flas për një element të caktuar të opozitës që i ka shpallur luftë aleatëve të Shqipërisë. Në këtë kuptim ftesa është e sinqertë. E bëri kryeministri sot në atë moment solemn. Ajo është një fitore e gjithë shqiptarëve”, tha ai.

taulant balla

Sondazh

Poll