Aktualitet

Prokuroria kërkon ta pyesë, Ramazan Rraja: Sulme të qëllimishme nga policia, s'kam lidhje me krimin

Ramazan Rraja akuzon policinë se po e sulmon qëllimisht dhe po e akuzon për çdo krim të mundshëm. 

20 Korrik 2022, 12:25 Nga A.B
Prokuroria kërkon ta pyesë, Ramazan Rraja: Sulme të
Ramzan Rraja

TIRANË- Ramazan Rraja ka reaguar pasi policia kërkoi dëshminë e tij për masakrën të mbikalimi i Fushë Krujës. Për 'News24', Rraja ka mohuar të ketë lidhje me masakrën e ndodhur më 17 korrik në Fushë Krujë. Ai është shprehur se nuk ka aspak lidhje me krimin që ka ndodhur pasi është ashtë Shqipërisë, ndërsa shton se kur ka qënë ka vizituar vetëm familjen. Po ashtu, ai akuzon policinë se po e sulmon qëllimisht dhe po e akuzon për çdo krim të mundshëm. 

“Nuk kam asnje lidhje me krimin, ndodhem jashte vendit. Për shtatë muaj në Shqipëri kam qëndruar vetëm 3 ditë kur kam vizituar familjen. Policia po më sulmon qëllimisht pasi jam nip i deputetit, më akuzon padrejtësisht për çdo krim”, tha Rraja për News24.

Prokuroria e Tiranës kërkon të marrë në pyetje 6 persona të cilët mund të kenë dijeni për masakrën e Fushë-Krujës e cila ndodhi mesditën e 17 korrikut. Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Gentian Reci, Indrit Dokle, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimit, janë personat të cilët kërkohen që të merren në pyetje.

Ç'ka ndodhur në Fushë Krujë?

Tre ditë më parë, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes ramazan rraja

Sondazh

Poll