Politike

VD/ Edi Rama "gardiani" i gazetarëve? Dy momentet e 'ëngjëllit' që qimen e ndërron por zakonin se harron

Dosja sjell dy momentet flagrante që tregojnë sjelljen e "gardianit" të gazetarëve sapo i është cënuar interesi i parë...

20 Korrik 2022, 12:00 Nga f.g
VD/ Edi Rama "gardiani" i gazetarëve? Dy momentet e
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur sot se do të ndryshojë rrënjësisht raportin e tij dhe të qeverisë me gazetarët. Në ngritjen e flamurit të Bashkimit Evropian, që nga sot është vendosur krah flamurit kuqezi jashtë Kryeministrisë, Rama tha se hapja e negociatave ështëe një fazë e re edhe në problemet e medias. 

'Kjo fazë e re kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve si zëdhënës të interesit publik, por dhe si punëmarrës, prandaj ne do të angazhohemi në të dyja frontet, qoftë për të reflektuar mbi gabimet tona dhe për të përsosur vijën e sjelljes, por qoftë dhe për të ndërvepruar me komunitetin e gazetarëve dhe përfaqësuesit e tyre, në funksion të zgjidhjes së halleve dhe problemeve të tyre të mëdha në raport me punëdhënësit,”- u shpreh Rama, duke u zotuar se do të jetë "gardiani" i interesit të tyre?

Për ti ardhur në ndihmë kryeministrit, do të donim t'ja niste me heqjen e riedukimit për gazetarin e politikës, Klevi Muka që është i përjashtuar nga çdo aktivitet ku merr pjesë Rama, për të vazhduar me kërkimin e një ndjese publike për përjashtimin e Ambrozia Metës 90 ditë, pasi guxoi ta pyeste për deputetët dhe ministrat socialistë të arrestuar. Nga këtu, më pas sigurisht do të besojmë një reflektim dhe një përsosje të "vijës së sjelljes", ku gazetarët mund të gjejnë shpëtim te qeveria kur pronarët i flakin në rrugë. 

Dosja sjell dy momentet flagrante që tregojnë sjelljen e "gardianit" të gazetarëve sapo i është cënuar interesi i parë...



edi rama klevi muka ambrozia meta

Sondazh

Poll