Aktualitet

Aktiviteti i spiunazhit kundër MEK/ SPAK ushtron kontrolle në Laç, Lezhë dhe Fushë Krujë

Në banesa janë sekuestruar disa sende si laptopë apo telefona që mund t’i vlejnë hetimit. Dyshohet se personat e vënë nën hetim kanë qenë të rekretuar nga Ministria e Brendshme e Iranit.

20 Korrik 2022, 12:06 Nga DOSJA
Aktiviteti i spiunazhit kundër MEK/ SPAK ushtron kontrolle në
SPAK

TIRANË-Prokuroria e Posaçme vijon kontrollet dhe punën për identifikimin e personave të dyshuar si të përfshitë për aktivitet spiunazhi, kundër MEK. Përveç kontrollit të banesave të disa shtetasve dhe marrjes në pyetje të 11 personave të tjerë ish anëtarë të MEK, SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Laç dhe Lezhë, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet spiunazhi.

Në banesa janë sekuestruar disa sende si laptopë apo telefona që mund t’i vlejnë hetimit. Dyshohet se personat e vënë nën hetim kanë qenë të rekretuar nga Ministria e Brendshme e Iranit.

Hetimet e Spak nisën pas marrjes së indicieve se disa persona po përgatisnin një rrjet agjentësh dhe kishin krijuar nja shoqatë në Shqipëri, ku qëllimi ishte marrja e informacioneve për jetesën e muxhahetinëve që jetojnë në kampin në Mëzez. Në këte rrjet spiunazhi dyshohet se ka edhe shtetas shqiptar.

spiunazhi kunder mek

Sondazh

Poll