Politike

Reforma Territoriale/ PD po diskuton për një numër prej 80 deri në 120 bashki, Bylykbashi: Është reduktim drastik, por funksional

Ai u shpreh se të gjithë deputetët e PD që i bashkohen qëndrimit tonë do të bëjnë të mundur që PS të mos i arrijë 94 votat për ndryshimin e Kushtetutës.

20 Korrik 2022, 11:57 Nga e.k
Reforma Territoriale/ PD po diskuton për një numër prej 80 deri
Oerd Bylykbashi

TINRAË- Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, tha se sipas edhe dy konsulencave të huaja, numri më i përshtatshëm i bashkive duhet të jetë mes 80 dhe 120 nga 61 që është aktualisht. Ai u shpreh se të gjithë deputetët e PD që i bashkohen qëndrimit tonë do të bëjnë të mundur që PS të mos i arrijë 94 votat për ndryshimin e Kushtetutës.

Oerd Bylykbashi: Edhe po nuk ndryshoi asgjë, vetëm dështimi i kësja reforme do ta shtyjë për shumë vite të tjera atë. Dy projekte të mëdha kanë çuar në një hark diskutimi mes 80 dhe 120 bashkish që në çdo rast është ¼ e 384 bashkive dhe komunave të dikurshme. Reduktimi është drastic por është funksional. Reformat nuk janë kurrë as për të mbyllur pazare dhe as për protagonizma. Të gjithë deputetët e PD që i bashkohen qëndrimit tonë do të bëjnë të mundur që PS të mos i arrijë 94 votat për ndryshimin e Kushtetutës”, tha Bylykbashi.

Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale pritet të miratohet në fund të muajit shtator. Gjatë verës do të ketë vetëm seanca dëgjimore me ekspertë, ndërsa projekt-harta do të punohet në fund të sezonit veror. Grupi për Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe aleatët, Vangjel Dule e Mesila Doda. Socialistët kanë deklaruar se kundërshtojnë rritjen e numrit të bashkive dhe ndarjen në rajone. Demokratët shprehen se pakësimi i bashkive largojnë shërbimet nga qytetarët dhe se duhen shtuar zonat administrative. Por, PD-ja nuk ka ende një propozim konkret.

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll