Politike

VD-Reforma Territoriale/ Kaso: Rajonet të mos shndërrohen në Kalin e Trojës për PS-në për të prekur Kushtetutën

Kaso tha se për Rajonet që përmend PS, mos të shërbejnë si preteks për të ndryshuar kushtetutën.

20 Korrik 2022, 11:53 Nga e.k
VD-Reforma Territoriale/ Kaso: Rajonet të mos shndërrohen në
Ivi Kaso

TIRANË- Ivi Kaso përfaqësues i PD shprehet se reforma Zgjedhore dhe Territoriale duhet të ecin në të njëjtën kohë, gjë e cila nuk po ndodh. Kaso tha se për Rajonet që përmend PS, mos të shërbejnë si preteks për të ndryshuar kushtetutën.

Ivi KasoJanë të lidhura në mënyrë organike dy reformat Zgjedhore dhe Territoriale. Nuk po ndodh kështu që të ecin me një shpejtësi. Një produkt për Reformën Territoriale të mos shërbejë si preteks për të bërë Pazar për Reformën Zgjedhore. Nuk duam që Rajonet e përmendura nga PS-së, të shndërrohen në Kalin e Trojës për të prekur Kushtetutën, që t’i japë maxhorancës pushtet pa vota. Do të ishte gjëja më e dëmshme për një demokraci, sidomos në kushte e një demokracie të brishtë siç është e jona. Në kemi ngritur grupet e Punës për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore në mënyrë që të jemi gati për çdo lloj produkti.

Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale pritet të miratohet në fund të muajit shtator. Gjatë verës do të ketë vetëm seanca dëgjimore me ekspertë, ndërsa projekt-harta do të punohet në fund të sezonit veror. Grupi për Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe aleatët, Vangjel Dule e Mesila Doda. Socialistët kanë deklaruar se kundërshtojnë rritjen e numrit të bashkive dhe ndarjen në rajone. Demokratët shprehen se pakësimi i bashkive largojnë shërbimet nga qytetarët dhe se duhen shtuar zonat administrative. Por, PD-ja nuk ka ende një propozim konkret.

ivi kaso

Sondazh

Poll