Politike

VD-'Takime në terren për Reformën', a po zhvillon PD mbledhje paralele, përgjigjet Bykykbashi

Ai u shpreh se PD do të zhvillojë takime në terren, ngjashëm me konsultimet që po zhvillon Enkelejd Alibeaj dhe deputetë të tjerë rreth tij. Bykykbashi u pyet edhe nëse këto takime paralele e dëmtojnë më shumë apo jo PD.

20 Korrik 2022, 11:49 Nga e.k
VD-'Takime në terren për Reformën', a po zhvillon PD
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një konferencë për mediat u shpreh se Reforma Territoriale kërkon që të miratohet me konsensus të plotë politik. Ai u shpreh se PD do të zhvillojë takime në terren, ngjashëm me konsultimet që po zhvillon Enkelejd Alibeaj dhe deputetë të tjerë rreth tij. Bykykbashi u pyet edhe nëse këto takime paralele e dëmtojnë më shumë apo jo PD.

Oerd Bylykbashi: Unë e thashë që kjo është një reformë thellësisht politike, PD ka organet e saj vendimmarrëse, pavarësisht lojës që bën mazhoranca me numra brenda Kuvendit. Ne do të mbështesim një produkt që ngërthen jo vetëm eksprtizën më të mirë, nuk mund të tallemi me shqiptarët, siç bën Edi Rama, që kërkon ta asfiksojë pushtetin vendor. Ajo që ne do të çojmë përpara, do të jetë një reformë që ka mbështetje politike. Votimi i Reformës Territoriale kërkon 94 vota, që nënkupton një konsensus të gjera, nuk mund të kalohet në mënyrë të njëanshme.

Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale pritet të miratohet në fund të muajit shtator. Gjatë verës do të ketë vetëm seanca dëgjimore me ekspertë, ndërsa projekt-harta do të punohet në fund të sezonit veror. Grupi për Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe aleatët, Vangjel Dule e Mesila Doda. Socialistët kanë deklaruar se kundërshtojnë rritjen e numrit të bashkive dhe ndarjen në rajone. Demokratët shprehen se pakësimi i bashkive largojnë shërbimet nga qytetarët dhe se duhen shtuar zonat administrative. Por, PD-ja nuk ka ende një propozim konkret.

oerd bylybashi

Sondazh

Poll