Politike

VD-Reforma Territoriale, Bylykbashi: Duhet konsensus, sidomos tani që u hapën negociatat

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh se duhet konsensus në lidhje me këtë çështje sidomos tani që u hapën dhe negociatat.

20 Korrik 2022, 11:46 Nga e.k
VD-Reforma Territoriale, Bylykbashi: Duhet konsensus, sidomos tani që u
Oerd Bylbashi, Ylli Asllani dhe Ivi Kaso

TIRANË- Partia Demokratike me anë të një konference për shtyp të tre përfaqësuesvbe të saj për Reformen Territoriale shprehu dhe qëndrimin zyrtar të selisë blu. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh se duhet konsensus në lidhje me këtë çështje sidomos tani që u hapën dhe negociatat.

Oerd Bylykbashi:Unë e thashë, kjo është një reformë që ka një interes të lartë publik dhe politik. Partitë politike përfaqësojnë interesa qytetarësh. PD ka marrë me votë mandatin, ka organet e saj vendimmarrëse dhe ka marrë këto vendime. Ne do të përçojmë qëndrimin politik të PD. Do jetë një produkt që ka interesin më të mirë publik për një reformë territoriale të vërtetë. Si ai që është në qytet, si ai që është më fshat e kuptojnë si është t’i kenë të zgjedhurit e tyre larg. Jemi këtu për të prezantuar këtë qëndrim, qëndrimet e tjera nuk vijnë nga vendimmarrja politke e PD.Kjo reformë miratohet në parlament dhe ne jemi aty. Për të bërë ndryshime duhen 94 vota. Rama përpiqet të gjejë pazare për këtë, por ne jemi aty për ta denoncuar dhe bllokuar që kjo të bëhet e vështirë për këtë mazhorancë. Duhet konsensus sepse sapo janë hapur negociatat. Në kapitujt e parë, funskionimi i institucioneve do të ndikojë në shpejtësinë për të kaluar te kapitujt e tjerë. Një reformë konsensuale që merr maksimumin e votave do jetë garanci që kjo të vazhdojë gjatë

Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale pritet të miratohet në fund të muajit shtator. Gjatë verës do të ketë vetëm seanca dëgjimore me ekspertë, ndërsa projekt-harta do të punohet në fund të sezonit veror. Grupi për Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe aleatët, Vangjel Dule e Mesila Doda. Socialistët kanë deklaruar se kundërshtojnë rritjen e numrit të bashkive dhe ndarjen në rajone. Demokratët shprehen se pakësimi i bashkive largojnë shërbimet nga qytetarët dhe se duhen shtuar zonat administrative. Por, PD-ja nuk ka ende një propozim konkret.

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll