Politike

Rama 'justifikoi' mungesën e opozitës në Bruksel, Berisha: Mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark

Me anë të një video të postuar në facebook Berisha shkruan se mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark. Frikes!

20 Korrik 2022, 11:32 Nga e.k
Rama 'justifikoi' mungesën e opozitës në Bruksel,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama, i cili tha dje në Bruksel se nuk di kush është kush në anën e opozitës. Me anë të një video të postuar në facebook Berisha shkruan se mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark. Frikes!

“Mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark. Frikës”, shkruan Berisha mbi videon ku shfaqet kryeministri.

 

Ditën e djeshme u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll