Aktualitet

Masakra e Fushë Krujës/ Prokuroria kërkon të pyesë Ramazan Rrajën dhe Endrit Doklen

Prokuroria ka kërkuar që të nxirret kartelë në sistemin TIMS për këta persona. 

20 Korrik 2022, 11:08 Nga A.B
Masakra e Fushë Krujës/ Prokuroria kërkon të pyesë
Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja

TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon të marrë në pyetje 6 persona të cilët mund të kenë dijeni për masakrën e Fushë-Krujës e cila ndodhi mesditën e 17 korrikut. Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Gentian Reci, Indrit Dokle, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimit, janë personat të cilët kërkohen që të merren në pyetje.

Prokuroria ka kërkuar që të nxirret kartelë në sistemin TIMS për këta persona. 

Kush është Endrit Dokle? 

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij. E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

Ç'ka ndodhur në Fushë Krujë?

Tre ditë më parë, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

Tre të rinjtë e dinin që po ndiqeshin. Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha e kishin pikasur mjetin identik me të tyrin që nuk u ndahej për asnjë moment gjatë rrugës nga Rinasi drejt Tiranës. Këto detaje i kanë bërë me dije familjarët e Diklen Vatës, në dëshminë që ata kanë dhënë në Polici. Ata kanë bërë me dije se tre të rinjtë kishin pikasur se po ndiqeshin nga persona të panjohur. Vata, referuar dëshmisë, kishte marrë në telefon nënën dhe motrën duke i thënë: Po na ndjekin

masakra e fushe krujes ramazan rraja indrit dokle brilant martinaj

Sondazh

Poll