Aktualitet

Merr flakë makina në ecje në Delvinë, shpëton pa lëndime shoferi

Mjeti u përfshi nga flakët në momentin e ecjes mirëpo për fat të mirë drejtuesi i saj, ka mundur të shpëtojë pa u lënduar.

20 Korrik 2022, 10:22 Nga A.B
Merr flakë makina në ecje në Delvinë, shpëton pa
Foto ilustruese

DELVINË-Një mjet është shkrumbuar ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 10:00, në afërsi të tunelit të Skërficës. Mjeti u përfshi nga flakët në momentin e ecjes mirëpo për fat të mirë drejtuesi i saj, ka mundur të shpëtojë pa u lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Delvinë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq, në afërsi të tunelit të Skërficës, një automjet me drejtues shtetasin S. Sh., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

digjet mjeti ne delvine delvine

Sondazh

Poll