Aktualitet

Negociatat u hapën me BE/ SONDAZHI i Dosja.al, shqiptarët pesimist: Asgjë nuk ndryshon

Shumica e qytetarëve që morën pjesë në sondazh mendojnë se asgjë nuk do ndryshojë për vendin.

20 Korrik 2022, 09:48 Nga A.B
Negociatat u hapën me BE/ SONDAZHI i Dosja.al, shqiptarët pesimist:
Foto ilustruese

TIRANË- Shqiptarët nuk kanë shpresë edhe pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Në sondazhin e krijuar nga Dosja.al, shumica e qytetarëve që morën pjesë mendojnë se asgjë nuk ndryshon ndërsa të paktë janë ata që kanë shpresa se do të jetojnë më mirë e se vendi do të ketë më shumë fonde për ne nga BE.  

Sot u çelën negociatat për Shqipërinë dhe RMV, çfarë prisni nga BE?

-Do jetojmë më mirë, do ketë më shumë fonde për ne nga BE - 20%

-Asnjë nuk do ndryshojë - 64%

-Nuk jam i/e sigurtë ç'do të ndodhë- 16%

Negociatat u hapën me BE/ SONDAZHI i Dosja.al, shqiptarët pesimist:

Ditën e djeshme u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

negociatat me be 2022

Sondazh

Poll