Aktualitet

Plagosi me gomone dy të rinjtë në breg në plazhin e Jalës, lihet arrest shtëpie 37-vjeçari

Priftuli humbi kontrollin duke dalë në breg të detit e duke dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe.

20 Korrik 2022, 10:13 Nga DOSJA
Plagosi me gomone dy të rinjtë në breg në plazhin e
Gjykata Vlore

VLORË- Gjykata e Vlores ka përcaktuar masën e sigurisë ndaj Gjergj Priftulit, i cili goditi me gomone dy pushues në plazhin e Jalës më 16 korrik. Për 37-vjeçarin është dhënë masa “Arrest shtëpie”, ndërsa seanca u drejtua nga gjyqtar Hektor Sinanaj ndërsa prokurore ishte Erida Visoci.

Priftuli humbi kontrollin duke dalë në breg të detit e duke dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe. 31-vjeçari pësoi dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta

gjykata vlore aksident ne jale

Sondazh

Poll