Aktualitet

Shqiptari në Greqi infektohet me linë e majmunit, si paraqitet gjendja e tij

I riu kishte skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht u referua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme.

20 Korrik 2022, 09:57 Nga e.k
Shqiptari në Greqi infektohet me linë e majmunit, si paraqitet gjendja
Foto ilustruese

GREQI- Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton në Magnezi është rasti i parë me linë e majmunëve në rajonin e Thesalisë.

I riu kishte skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht u referua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme. Në të njëjtën kohë u mor një mostër e lezioneve të lëkurës, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik.

Sipas mediave greke, 24-vjeçari fillimisht u shtrua në dhomën e presionit negativ në Infektiv si rast i dyshimtë dhe dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se vuante nga lija e majmunit. 

Shëndeti i tij po ecën pa probleme.

greqi

Sondazh

Poll