Aktualitet

Gomonia që iu shpëtoi autoriteteve italiane dhe greke gjendet e djegur në Godull, dyshohet se ishte e mbushur me drogë

Mjeti rreth 8 metra i gjatë është konstatuar nga shërbimet e policisë, të cilës nuk kanë evidentuar asnjë person në kuvertë

20 Korrik 2022, 09:48 Nga a.b;f.g
Gomonia që iu shpëtoi autoriteteve italiane dhe greke gjendet e djegur
Gomonia

TIRANË-Gomonia që po shihni në këto pamje është mjeti lundrues që arriti dje t'ju shpëtonte autoriteteve italiane  dhe greke duke hyrë në Shqipëri. Gomonia, 7 metra e gjatë me 3 motorë të fuqishëm është gjetur e djegur sot pranë Shëngjinit, në vendin e njohur si Godull. Në moment që është pikasur, gomonia ka qenë ende në flakë, ndërsa dyshohet se është djegur qëllimisht për ti shpëtuar kontrollit pasi ishte e mbushur me drogë. Mjeti ka tentuar të futet në ujërat malazeze, por e ka parë të pamundur vijimin e rrugës dhe është kthyer në zonën e Kurbinit, ku është djegur. 

'"Më datë.20.07.2022  ora  5.30, në derdhje të hidrovorit, në breg të detit në Gotull, Adriatik, Kurbin, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Kurbinit duke u  djegur,  një mjet lundrues afërsisht 7 - 8 metra i gjatë me dy motorraa. Shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar asnjë person në afërsi të mjetit; është ngritur një grup hetimor që po kryen veprimet.'- njofton policia.

Policia është vënë në kërkim të dy skafistëve të cilët dyshohen se ishin në mjetin lundrues. Gomonia gjatë gjithë lëvizjeve ka qenë e mbuluar dhe dyshohet se në të mund të ketë pasur lëndë narkotike.

Ditën e djeshme, Guardia di Finanza nisi kontrollet nga ajri si dhe deti për gomonen. Ndërsa autoritetet shqiptare monitoruan nga toka gjithë operacionin. Ky mjet lundrues ishte pikasur nga FRONTEX, që ka njoftuar Policinë Kufitare Shqiptare, e cila nisi forcat e saj nga Saranda për në Kepin e Rodonit, për ta kapur në bashkëpunim më Guarda Di Financa.

 

guardia di finanza operacion ne vlore

Sondazh

Poll