Aktualitet

Kultivonin kanabis, në pranga kryetari i PS Zall-Mner, nën hetim i vëllai (EMRI)

Burime thonë se Hoxha është kryetar i PS-së për zonën e Zallmnerit. Po ashtu burimet thonë se ai është pjesë e grupit që ka punuar edhe më herët në këtë zonë, duke rekrutuar njerëz në këmbim të votave.

20 Korrik 2022, 09:05 Nga e.k
Kultivonin kanabis, në pranga kryetari i PS Zall-Mner, nën hetim i
Foto ilustruese

TIRANË- Një 48-vjeçar i identifikuar si Agim Hoxha ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kishte mbjellë një parcelë me kanabis në fshatin Zallbastar. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet dhe vëllai i tij pasi sipas policisë ishte bashkëpunëtor në mbjelljen e parceles në zonën e njohur si 'Kodër Lucë' 

Burime thonë se Hoxha është kryetar i PS-së për zonën e Zallmnerit. Po ashtu burimet thonë se ai është pjesë e grupit që ka punuar edhe më herët në këtë zonë, duke rekrutuar njerëz në këmbim të votave. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë

Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Kodër Lucë", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zallbastar.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Zallbastar ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodër Lucë".

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. H., 48 vjeç, banues në Kamzë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. H., 42 vjeç, banues në Kamzë.

Shtetasi A. H., në bashkëpunim me shtetasin T. H., dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur “Kodër Lucë”, në fshatin Zallbastar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll