Politike

VD-Pas çeljes së negociatave, Rama ndryshon! Zotohet: Do mbrojmë gazetarët, do përsosim sjelljen

Kreu i qeverisë tha se faza e re në të cilën ka hyrë vendi kërkon mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve.

20 Korrik 2022, 08:44 Nga A.B
VD-Pas çeljes së negociatave, Rama ndryshon! Zotohet: Do
Edi Rama

TIRANË- Në ceremoninë e ngritjes simbolike të flamurit të Europës në ambientet e Kryeministrisë, pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama u ndal pak dhe te media. Përballë kabinetit qeveritar dhe të pranishmëve të tjerë, kreu i qeverisë tha se faza e re në të cilën ka hyrë vendi kërkon mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve. Po ashtu, ai shtoi se do të angazhohet në përsosmërinë e vijës së sjelljes.

'Kjo fazë e re kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve si zëdhënës të interesit publik, por dhe si punëmarrës, prandaj ne do të angazhohemi në të dyja frontet, qoftë për të reflektuar mbi gabimet tona dhe për të përsosur vijën e sjelljes, por qoftë dhe për të ndërvepruar me komunitetin e gazetarëve dhe përfaqësuesit e tyre, në funksion të zgjidhjes së halleve dhe problemeve të tyre të mëdha në raport me punëdhënësit,”- u shpreh Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll