Politike

VD-Çelja e negociatave/ Ngrihet flamuri i BE-së në kryeministri, Rama: Do doja të ishte prezente dhe opozita

Rama theksoi se do të donte që në ceremoni të ishte e pranishme dhe opozita.

20 Korrik 2022, 08:40 Nga A.B
VD-Çelja e negociatave/ Ngrihet flamuri i BE-së në
Edi Rama

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e ngritjes simbolike e flamurit të Europës në ambientet e Kryeministrisë, pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama, priti në oborr kabinetin qeveritar dhe përfaqësues të ambasadave dhe personalitete të fushave të ndryshme. Në fjalimin e tij, Rama theksoi se do të donte që në ceremoni të ishte e pranishme dhe opozita. Por, nuk la pa përmendur se opozita ndodhet në një hendek të madh dhe bie ndesh me frymën e logjikën e Bashkimit Europian.

'Shumë të dashur qytetarë dhe qytetare, shqiptarë dhe shqiptare. Sot është një ditë e re për Shqipërinë dhe ju falenderoj ju që jeni këtu për ceremoninë e ngritjes, pas çeljes së negociatave. Prania juaj këtu është më shumë se një prani protokollare, pasi ju me institucionet që përfaqësoni jeni kontributorë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Ngritja e këtij flamuri shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel. Ky moment shënon ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me rregullat dhe vlerat evropiane. Do të kisha dashur sot që këtu të ishte dhe opozita, jo sepse pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Por sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minimi i demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para.'- u shpreh kreu i qeverisë.

Ditën e djeshme u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

edi rama negociatat me be 2022

Sondazh

Poll