Aktualitet

VIDEO/ Përplasja te Air Albania, efektivi gjuan me shkelm tifozin e shtrirë në tokë

Pamjet e siguruara nga Dosja.al, tregojnë momentin kur një efektiv policie ka gjuajtur me shkelm një tifoz të kësaj skuadre edhe pse ai ndodhej i shtrirë për tokë dhe po mbahej nga një efektiv tjetër.

19 Korrik 2022, 23:58 Nga I.A
VIDEO/ Përplasja te Air Albania, efektivi gjuan me shkelm tifozin e
Pamje nga dhuna

TIRANË- Videoja e mëposhtme është nga përplasja mes efektvëve të policisë dhe tifozëve të skuadrës boshnjake Zrinjeski Mostar. Pamjet e siguruara nga Dosja.al, tregojnë momentin kur një efektiv policie ka gjuajtur me shkelm një tifoz të kësaj skuadre edhe pse ai ndodhej i shtrirë për tokë dhe po mbahej nga një efektiv tjetër.

Dhuna ka ardhur pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe skuadrës boshnjake Zrinjski Mostari, e vlefshme për eleminatoret e Ligës së Konferencës ku Tirana humbi 0 me 1. Në stadium kanë qenë rreth 250 tifozë të skuadrës boshnjake dhe pas daljes nga stadiumi janë përleshur me forcat e policisë, pasi nuk respektuan urdhrat mbi mbarëvajtjen e ndeshjes.

perplasje ne air albania

Sondazh

Poll