Aktualitet

'Hacker-at' synojnë kaosin në vend, e vërteta mbi 'sulmi kibernetik' në Aeroportin e Rinasit

Por sot në mediat shqiptare doli një lajm ku thuhet se një sulm kibernetik në Aeroportin e Rinasit ka shkaktuar mungesë komunikimi mes kontrollorëve në kullë dhe pilotëve si dhe probleme te tjera me fluturimet.

19 Korrik 2022, 23:36 Nga I.A
'Hacker-at' synojnë kaosin në vend, e vërteta mbi
Aeroporti i Rinasit

TIRANË- Sulmi kibernetik në Shqipëri ka bërë që gjithë qytetrët të shqetësohen për të dhënat e tyre. Prej më shumë se dy ditësh, sipas Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHIT), institucionet dhe sistemet qeveritare online po sulmohen nga 'hackera' të panjohur, të cilët synojnë rrjedhje të informacionit. 

Por sot në mediat shqiptare doli një lajm ku thuhet se një sulm kibernetik në Aeroportin e Rinasit ka shkaktuar mungesë komunikimi mes kontrollorëve në kullë dhe pilotëve si dhe probleme te tjera me fluturimet. Por ky lajm është i pavërtet, pasi është thjeshtë një mënyrë për të krijuar kaos te qytetarët. 

Mësohet se ky informacion u ka shkuar qytetarëve në mesazhe, nga persona që janë mbrapa sulmeve kibernetike, për të krijuar pasiguri dhe frikë në vend. Po gjithashtu për të krijuar në media një fushatë dezinformimi.

sulm kibernetik aeroporti i rinasit

Sondazh

Poll