VIDEO/ Përplasja te Air Albania, tifozët boshnjakë largohen me vrap nga policia, efektivët gjuajnë me shkelma
Pamje nga ngjarja TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga përplasja e tifozëve boshnjakë me policinë shqiptare te stadiumi A...
Mësohet se tifozët kanë sulmuar me sende të rënda efektivët e policisë dhe për pasojë të dhunës një efektiv policie si dhe një tifoz kanë mbetur të plagosur.
TIRANË- 25 tifozë boshnjakë janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici për shkak të trazirave të krijuara në stadiumin Air Albania. Mësohet se tifozët kanë sulmuar me sende të rënda efektivët e policisë dhe për pasojë të dhunës një efektiv policie si dhe një tifoz kanë mbetur të plagosur. Po ashtu në njoftimin e policisë bëhet me dije se në stadum nuk ka pasur të shtëna me armë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 19.07.2022, në stadiumin "Air Albania", pas përfundimit të ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, gjatë daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike. Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundështruar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre.
Shërbimet e Policisë, për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë ata. Si pasojë e akteve të dhunës nga ana e tifozëve, është dëmtuar një punonjës Policie si dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nga shërbimet e Policisë deri tani janë shoqëruar 25 tifozë. Sqarojmë opinionin publik që nuk ka pasur të shtëna me armë dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Dhuna ka ardhur pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe skuadrës boshnjake Zrinjski Mostari, e vlefshme për eleminatoret e Ligës së Konferencës ku Tirana humbi 0 me 1. Në stadium kanë qenë rreth 250 tifozë të skuadrës boshnjake dhe pas daljes nga stadiumi janë përleshur me forcat e policisë, pasi nuk respektuan urdhrat mbi mbarëvajtjen e ndeshjes.
Pamje nga ngjarja TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga përplasja e tifozëve boshnjakë me policinë shqiptare te stadiumi A...
Makina e Policise VLORË- Dy inspektorët në Policinë e Vlorës, të cilët po shkëmbenin puthje në makinën e ...
Pamje nga Air Albania TIRANË- Pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, janë nga stadiumi Air Albania, ku pas përfundimit...
DASH SHBA- Shtetet e Bashkuara të martën e vendosën Rusinë në listat e vendeve të përfshira në një "politik&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Përplasja e tifozëve pas përfundimit të ndeshjes të stadiumi Air Albania ka agravuar në dhu...
Instituti Shqiptar i Shkencave TIRANË- Në Tiranë, Instituti Shqiptar i Shkencave i kërkoi sot qeverisë që të tërheq...
Makina ne flake FUSHË KRUJË- Pamjet e mëposhtme janë pak minuta pas masakrës së Fushë Krujës, ku mbetën t...
Foto ilustruese ITALI- Media prestigjoze HuffingtonPost në versionin e saj italian ka publikuar ditën e sotme një artikull ku i b&...
Pamje nga zjarret GREQI- Greqia nuk gjen paqe as këtë verë nga zjarret e shumta, të cilët po rrezikojnë zonat e banuara. Prot...
Pamje nga zjarri në Lezhë LEZHË- Zjarri i rënë prej 24 orësh në kurorën me pisha në dalje të qyteti...