Aktualitet

Puthje pasionante në krye të detyrës, Policia pezullon dy inspektorët në Vlorë

Mësohet se inspektorja me iniciale V.Ç dhe inspektori me iniciale F.Xh janë pezulluar nga detyre dhe ndaj tyre do të jepet një masë disiplinore për shkelje të rëndë.

19 Korrik 2022, 23:05 Nga I.A
Puthje pasionante në krye të detyrës, Policia pezullon dy
Makina e Policise

VLORË- Dy inspektorët në Policinë e Vlorës, të cilët po shkëmbenin puthje në makinën e shërbimit janë pezulluar nga detyra. Mësohet se inspektorja me iniciale V.Ç dhe inspektori me iniciale F.Xh janë pezulluar nga detyre dhe ndaj tyre do të jepet një masë disiplinore për shkelje të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, në automjetin e shërbimit, duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë.

 

policia e vlores

Sondazh

Poll