Aktualitet

Përpasje fizike mes tifozëve dhe policisë në Air Albania, plagoset një efektiv

Ndërkohë që nga përplasjet fizike mes tifozëve bardheblu me efektivëve, disa prej këtyre të fundit kanë mbetur të plagosur 

19 Korrik 2022, 22:19 Nga I.A
Përpasje fizike mes tifozëve dhe policisë në Air Albania,
Foto Ilustruese

TIRANË- Përplasja e tifozëve pas përfundimit të ndeshjes të stadiumi Air Albania ka agravuar në dhunë fizike. Ndërkohë që nga përplasjet fizike mes tifozëve bardheblu dhe atyre boshnjakë kanë përfunduar të plagosur disa efektivë policie.

Policia në mënyrë që të qetësojë situatën ka përdorur gaztolësjellës. Dhuna ka ardhur pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe skuadrës boshnjake Zrinjski Mostari, e vlefshme për eleminatoret e Ligës së Konferencës ku Tirana humbi 0 me 1.

Në stadium kanë qenë rreth 250 tifozë të skuadrës boshnjake dhe pas daljes nga stadiumi janë përleshur me tifozët shqiptarë dhe me forcat e policisë , pasi nuk respektuan urdhrat mbi mbarëvajtjen e ndeshjes.

perplasje ne air albania

Sondazh

Poll