Aktualitet

VIDEO/ Zjarre apokaliptike në Greqi, flakët u afrohen zonave të banuara, spitalet evakuohen

Protothema shkruan se sot është ndezur zjarri i madh që ka rënë pak pas orës 17:00 në Drafi të Pentelit.

19 Korrik 2022, 20:56 Nga I.A
VIDEO/ Zjarre apokaliptike në Greqi, flakët u afrohen zonave të
Pamje nga zjarret

GREQI- Greqia nuk gjen paqe as këtë verë nga zjarret e shumta, të cilët po rrezikojnë zonat e banuara. Protothema shkruan se sot është ndezur zjarri i madh që ka rënë pak pas orës 17:00 në Drafi të Pentelit.

Në këtë kohë, përveç ballit të zjarrit që digjet në Drafi, Anthousa, Dasamari dhe Dioni, një front shumë i rëndë, ndoshta më i vështirë i zjarrit po lëviz drejt spitalit pediatrik Pentelis. Nga Ministria e Shëndetësisë është dhënë urdhër për evakuimin e spitalit. Tani po largohen 36 fëmijë të sëmurë që trajtoheshin në spitalin e fëmijëve dhe 19 mjekë, infermierë dhe personel administrativ.

Forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Atikës mbështesin punën e zjarrfikësve në zjarrin e përfshirë në zonën e Pentelit. Në veçanti, sipas ELAS-it, nga shërbime të ndryshme të GADA-s janë vënë në dispozicion 150 punonjës policie dhe 58 automjete.

 

zjarre ne greqi

Sondazh

Poll