Aktualitet

Përkeqësohet situata në Lezhë, krahas flakëve ka shpërthime municionesh, zjarrfiksit nuk ndërhyjnë dot

Situata bëhet më e rrezikshme pasi krahas flakëve në zonë ka edhe shpërthime municionesh luftarake.

19 Korrik 2022, 20:52 Nga e.k
Përkeqësohet situata në Lezhë, krahas flakëve ka
Pamje nga zjarri në Lezhë

LEZHË-  Zjarri i rënë prej 24 orësh në kurorën me pisha në dalje të qytetit të Lezhës ka depërtuar në pjesën e masivit pyjor të fshatit Balldre. Ndikuar nga era dhe bimësia e madhe në zonë zjarri ka përshkuar një pjesë të madhe të malit, duke rrezikuar dhe disa banesa.

Situata bëhet më e rrezikshme pasi krahas flakëve në zonë ka edhe shpërthime municionesh luftarake.

Situata nga zjarret në vend mbetet e rëndë. Vijojnë që të jenë aktive vatrat e zjarreve edhe në Krastë të Krujës, Bizë të Durrësit Qesarat të Finiqit dhe Patin të Klosit. Por Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

lezhe

Sondazh

Poll