Politike

Zyrtari i Presidencës i përfshirë në spiunazh? Tedi Blushi: Fake News. Raporti i SHISH si revista e Sigurimit të Shtetit

Për këtë informacion të publikuar nga Qyno ka reaguar këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.

19 Korrik 2022, 19:34 Nga I.A
Zyrtari i Presidencës i përfshirë në spiunazh? Tedi Blushi:
Tedi Blushi

TIRANË- Gazetari Elton Qyno disa ditë më parë ka publikuar nga një raport të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Shërbimit Informativ Ushtarak se një zyrtar nga presidenca është përfshirë në veprimtari të paligjshme, atë të spounazhit.

“Agjenti “Çelësi”, dyshohet se është një punonjës pranë zyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dikaster ky që furnizohet në mënyrë të përditësuar me informacion sekret nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi Informativ Ushtarak. Vetë SHISH, e evidenton në raport këtë agjent si punonjës të institucionit “A”, që sipas ndarjes alfabetike rezulton të jetë institucioni i parë i shtetit, Presidenca”, thuhet në shkrimin e gazetarit.

Për këtë informacion të publikuar nga Qyno ka reaguar këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi e ka cilësuar këtë gjë si një lajm të rremë. Po ashtu ai e ka krahasuar raportin e SHISH si të një reviste të sigurimit të shtetit. 

Postimi i Plotë:

Nuk ka asgjë të vërtetë në përmbajtjen e një "fake news" që prej disa javësh riqarkullohet në media, për gjoja nënkuptimin e përfshirjes së një nëpunësi të Institucionit të Presidentit të Republikës në veprimtari të paligjshme, gjoja sipas një raporti të SHISH, që është veçse një material promovues propagandistik për aktivitetin e tij, ku nuk përmendet kurrkund Presidenca dhe që ngjason me Revistën e Sigurimit të Shtetit "Në shërbim të popullit". Sqarojmë opinionin publik se përpjekja e gazetarit E.Q për të ngritur një tymnajë mbi Institucionin e Presidentit të Republikës dhe vijimi i konsumimit të pretendimeve të ngjashme nga portalet më karagjoze në vend dhe më në mbrojtje të aferës së inceneratorëve, dëshmojnë për një mungesë të theksuar profesionalizmi dhe një tendencë bajate dashakeqe për disa klikime më shumë. Të gjithë shqiptarët e dinë se ku punojnë spiunët dhe tradhëtarët e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar!

tedi blushi elton qyno

Sondazh

Poll