Aktualitet

Aksidentet në det, Policia Kufitare nis aksion për mjetet lundruese

Nga aksioni i sotëm janë proceduar disa mjete si dhe janë vendosur disa masa afministrative me gjobë për personat që lëviznin me mjetet lundruese afër detit.

19 Korrik 2022, 19:18 Nga I.A
Aksidentet në det, Policia Kufitare nis aksion për mjetet lundruese
Foto Ilustruese

VLORË- Policia Kufitare e Vlorës ka nisur ditën e sotme në aksion për kontrollin e dokumenteve të të gjitha mjeteve lundruese. Mësohet se në këtë aksion të Policisë Kufitare, përfshihen motorët e detit deri te skafët dhe gomonet. 

Ky kontroll ka ardhur pas dy aksidenteve të fundit në det, ku gomonet kanë përplasur pushues në breg të detit. Nga aksioni i sotëm janë proceduar disa mjete si dhe janë vendosur disa masa afministrative me gjobë për personat që lëviznin me mjetet lundruese afër detit.

policia kufitare ne vlore aksion policia kufitare ne vlore

Sondazh

Poll