Aktualitet

(EMRI) U fut poshtë kamionit, zbulohet identiteti i 34-vjeçarit shqiptar që vdiq në Itali, ishte baba i një fëmije

Viktima rezulton të jetë 34-vjeçari Ilsjan Demko. I riu jetonte në Sirakuzë dhe punonte inxhinier.

19 Korrik 2022, 19:01 Nga e.k
(EMRI) U fut poshtë kamionit, zbulohet identiteti i 34-vjeçarit
Pamje nga aksidenti

ITALI-  Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar. Viktima rezulton të jetë 34-vjeçari Ilsjan Demko. I riu jetonte në Sirakuzë dhe punonte inxhinier.

Si ndodhi aksidenti

Shqiptari po udhëtonte me makinën e tij teksa goditi nga pas një kamion dhe për pasojë nuk mundi të mbijetonte. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i riu shqiptar mendohet se nuk e ka vënë re që kamioni ka ndaluar. Ky i fundit ndaloi për shkak të një zjarri që kishte rënë në një krah të autostradës, ku një fugon ishte përfshirë nga flakët. Autoritetet po hetojnë edhe pistën që tymi nga zjarri të ketë penguar shikueshmërinë.

 

itali ilsjan demko

Sondazh

Poll