Aktualitet

Zjarr në Lushnje, shkrumbohen mbi 45 hektarë ullishte

Mësohet se një vatër është ndezur në fshatin Dushk, ndërsa tjetra në fshatin Thanasaj. 

19 Korrik 2022, 18:49 Nga I.A
Zjarr në Lushnje, shkrumbohen mbi 45 hektarë ullishte
Foto Ilustruese

LUSHJNE- Dy vatra zjarri janë ndezur në Lushnje ditën e sotme. Mësohet se një vatër është ndezur në fshatin Dushk, ndërsa tjetra në fshatin Thanasaj. 

Në Dushk janë ndjegur rreth 30 hektarë ullishte dhe se me ndihmën e erës, zjarri po përhapet me shpejtësi. Në vendngjarje për shuarjen e zjarrit kanë shkuar auritetet zjarrfikëse, por terreni i thyer i vendit ka vështirësuar punën e tyre. 

Ndërkohë që në fshatin Thanasaj janë djegur deri më tani 15 hektarë ullishte. Për shuarjen e kësaj vatre përveç autriteteve zjarrfikëse, po punojnë dhe banorët me mjete rrethanore.

zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll