Aktualitet

Guardia di Finanza operacion në Vlorë, ndjek gomonen nga ajri dhe deti, dyshohet për drogë

Mësohet se mjeti është i mbushur me lëndë narktike, ndërkohë që në këtë operacion kanë ndërhyrë dhe autoritetet shqiptare.

19 Korrik 2022, 18:10 Nga I.A

Guardia di Finanza operacion në Vlorë, ndjek gomonen nga ajri dhe

VLORË- Policia italiane prej më shumë se një ore po bën një operacion në brigjet e Vlorës. Mësohet se mjeti është i mbushur me lëndë narktike, ndërkohë që në këtë operacion kanë ndërhyrë dhe autoritetet shqiptare. 

Po ashtu bëhet me dije se ky operacion po zhvillohet nga Guardia di Finanza nga ajri si dhe deti njëkohësisht. Ndërsa autoritetet shqiptare po monitorojnë nga toka gjithë operacionin. Mjeti dyshohet se ka ardhur nga Greqia dhe se momentalisht ndjekja po bëhet në grykëderdhjen e Vjosës.

Ndërkohë ka nisur ndjekja me helikopter nga Italia pasi dyshohet se mjeti lundrues që ecte me shpejtësi të madhe, ka ikur drejt Malit të Zi.

guardia di finanza guardia di finanza operacion ne vlore

Sondazh

Poll