Aktualitet

Skandaloze/ Kosova i dhuron Shqipërisë energji elektrike për nevojat e saj, KESH e shet

Por përkundër kësaj krize, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po i dhuron Korporatës Energjetike të Shqipërisë (KESH) rrymë, kjo e fundit po e keqpërdorë mirëbesimin e Kosovës duke e shitur këtë energji elektrike me çmim marramendës.

19 Korrik 2022, 18:06 Nga I.A
Skandaloze/ Kosova i dhuron Shqipërisë energji elektrike për
Foto ilustruese

KOSOVË- Fundvitin e 2021 dhe fillimi vitin e 2022 qytetarët e Kosovës u ballafaquan me krizën më të madhe energjetike që nga pas lufta. Përveç mungesës së rrymës, çmimi për përdoruesit u rritë 120%, gjë që bëri që xhepi i qytetarëve të mos e përballojë këtë ngritje të çmimeve.

Por përkundër kësaj krize, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po i dhuron Korporatës Energjetike të Shqipërisë (KESH) rrymë, kjo e fundit po e keqpërdorë mirëbesimin e Kosovës duke e shitur këtë energji elektrike me çmim marramendës.

Bazuar në një burim mirë të informuar Syri.net Kosova merr vesh se mes KEK dhe KESH ka një kontratë për dhënien e energjisë për periudhën 27 qershor – 03 korrik 2022, ku në kushtet e emergjencës energjetike, Korporata Energjetike e Kosovës  do ta ndihmoj KESH nëpërmjet kontratës së shkëmbimit dakortësuar midis dy kompanive.

Sipas këtij burimi KESH i detyrohet KEK-ut, një sasi prej rreth 45,000 MWh, ose afërsisht 15,750,000 Euro, referuar çmimit orar të energjisë elektrike në tregun e lirë” - deklaron burimi.

Syri merr vesh se aktualisht KEK është duke depozituar të KESH energji elektrike në vlerën e rreth 1,000,000 Euro në ditë. Po në të njëjtën kohë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), shikon të arsyeshme të zhvillojë procedurë për shitblerjen e energjisë elektrike për periudhën 27 qershor – 03 korrik, përfshirë shitjen e energjisë elektrike në profilet peak, të cilën e cilëson si optimizëm.

E nëse e llogarisim nga kjo procedurë, KESH ka arritur të arkëtojë 692,931 Euro pa TVSH, duke abuzuar me cinizëm të pashembullt me kapacitetet gjeneruese të KEK-ut.

Burimi i mirë i informuar shprehet se haptazi KESH po abuzon me mirëbesimin e KEK-ut, pasi në tenderin e datës 24, për datat 27- 30.06.2022, energjia e marrë nga KEK, po shitet nga KESH në treg me çmimet 327-471.81 euro/MWh.

Ndërkohë referuar kontratës, sasia e energjisë elektrike e lëvruar prej KEK-ut duhet përdorur vetëm për nevoja të KESH dhe jo për shitje në treg të lirë, shprehet ky burim.

Bazuar në këto të dhëna vihet re se KEK shumë lehtë mund ta përdorte ketë energji për nevojat e saj, ku edhe mund të përfitonte për për protoflin e vet e jo t’ia dhurojë KESH-it.

Syri ka arritur të shoh edhe kontratën mes këtyre dy korporatave, ku në të thuhet se kjo energji e dhuruar për Shqipërinë gjatë verës do të kompensohet në dimër, atëherë kur KEK ka nevojë dhe KESH mund të ketë teprica të krijuara prej rritjes së prurjeve.

E nëse prurjet në periudhën e dimrit nuk do të ishin të mjaftueshme, KESH nuk do të ketë  asnjë mundësi të kthejë borxhin, e për pasojë sistemi elektronenergjetik i Kosovës do të përballet me kosto ekstreme deri në kolaps.

Në këtë mënyrë  KESH për gjoja ‘ndihmë’ në fakt nuk është asgjë tjetër përveçse keqpërdorim ekstrem i aseteve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Andaj burimi i tha Syrit, se e rrugës është që KEK duhet limitojë ndjeshëm (jo me shume se 20.000 Mwh/vit) sasitë e energjisë elektrike që depoziton te KESH, përndryshe komprometon rëndë financat e saj, sigurinë furnizimit pa ndërprerje dhe sigurinë e sistemit elektroenergjetik të Kosovës.

Marrë nga Syri Kosova

kesh

Sondazh

Poll