Aktualitet

Bananet e zhdukura nga Porti i Durrësit, avokati: 'Lepuri fle diku tjetër', arrestimet skandaloze

Avokati i një prej të pandehurve u shpreh se vendimi i sotëm është njjë vendim skandaloz pasi sipas tij pjesa më e madhe e e tyre në sallën e gjyqit ishin me pantollona të shkurtra me pandofla dhe kështu I kanë marrë me forcë dhe I kanë future brenda për 49 arka me banana.

19 Korrik 2022, 17:39 Nga e.k
Bananet e zhdukura nga Porti i Durrësit, avokati: 'Lepuri fle diku
Avokati i të akuzuarve

DURRËS- Sot u zhvillua gjyqi për 20 të arrestuarit për zhdukjen e 49 arkave me banane në Portin e Durrësit. 9 persona u lanë në  burg ndërsa 11 të tjerë u lanë në gjendje të lirë. Pas seancës gjyqësorë kanë folur dhe avokatët të cilët i konsiderojnë arrestimet si pabaza. Avokati i një prej të pandehurve u shpreh se vendimi i sotëm është njjë vendim skandaloz pasi sipas tij pjesa më e madhe e e tyre në sallën e gjyqit ishin me pantollona të shkurtra me pandofla dhe kështu i kanë marrë me forcë dhe i kanë future brenda për 49 arka me banana.

“Organi i prokurorisë kërkon një masë shtrënguese atë të detyrimit për paraqitje për shpërdorim detyre. Me çfarë kemi parë dhe dëgjua sot nga ora 09:00 deri në orën 2 në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës nga përfaqësuesi I organit të akuzës, ky është një skandal për të cilin arrestohen dhe mbahen padrejtësisht në burg për 3 ditë 20 persona, kryefamiliar njërëz të varfër që nuk kanë bukë për të ngrënë. Pjesa më e madhë e tyre në sallën e gjyqit ishin me pantollona të shkurtra me pandofla dhe kështu I kanë marrë me forcë dhe I kanë future brenda për 49 arka me banana. Asnjëri prej tyre nuk ka marrë banana. Lepuri fle dikur tjetër. Sot ishte një gjyq maratonë, një gjyq për të ardhur keq që kjo gjë nuk përfaqëson reformën e re të drejtësisë, përfaqëson reformën e vjetër të drejtësisë", tha avokati.

Banaking është kompania që iu kapën në dhjetor të 2021-ës një sasi rekord prej 117 kilogram kokainë. Ngjarja e të dielës është e paqartë pasi konteineri u gjet i hapur, ndërsa protokolli i administrimit nga Dogana nuk u ndoq. Konteinerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut. Sot në Gjykatë janë 20 të arrestuarit, që akuzohen për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”. Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner.

kokaina ne banane

Sondazh

Poll