Politike

Integrimi në BE, Kryemadhi: Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, njerëzit në karrige dhe autokratët nuk e duan këtë

Me anë të një postimi në facebook Kryemadhi shprehet se ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, ndërsa ka shtuar se askush i veshur me pushet nuk e do integrimin e vendit dhe do të bëjë çmos për të penguar rrugën tonë drejtë Unionit.

19 Korrik 2022, 17:28 Nga e.k
Integrimi në BE, Kryemadhi: Ky është vetëm fillimi i
Flamuri shqipëtar dhe ai Europian

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Me anë të një postimi në facebook Kryemadhi shprehet se ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, ndërsa ka shtuar se askush i veshur me pushet nuk e do integrimin e vendit dhe do të bëjë çmos për të penguar rrugën tonë drejtë Unionit.

"Njerëzit në karrige nuk e duan dhe do të bëjnë çmos për ta dështuar këtë rrugë, në favor të autokracisë së pushtetit të tyre. Qeveria shqiptare institucionalisht, duhet të çlirohet nga praktikat e deri tanishme korruptive, klienteliste, në shkelje të ligjit dhe ndrydhje të të drejtave e lirive të qytetarëve.
LSI si parti parlamentare dhe forcë vendimtare në vend, do të dedikojë energjitë për të çuar përpara nismat ligjore dhe angazhimet institucionale që e realizojnë sa më parë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.
Tepër kohë është humbur me dështime për shkak të vendimeve personale të politikës së ditës. Duke vonuar integrimin në BE, kemi humbur qytetarët tanë që janë larguar në emigrim drejt jetës më të mirë në BE", shkruan Kryemadhi.

POSTIMI I KRYETARES SË LSI, MONIKA KRYEMADHI

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

 

monika kryemadhi negociatat me be 2022

Sondazh

Poll