Politike

Takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit në Bruksel, Mazi: Të punojmë fort për anëtarësimin

Po ashtu ai theksoi se premtimet e pambajtura nga ana e BE-së i përkasin të shkuarës dhe se tani duhet që të punojnë fort për tu anëtarësuar. 

19 Korrik 2022, 17:24 Nga I.A
Takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit në Bruksel, Mazi:
Zef Mazi

BRUKSEL- Kryenegociatori shqiptar, Zef Mazi ka dekaruar se nga hapja e negociatave do të përfitojnë të gjitha qeveritë. Gjatë takimit për shqyrtimin e legjislacionit pas çeljes së negociatave, Mazi tha se Shqipërinë e pret një proces i gjatë dhe i komplikuar në vijim për anëtarësimin e plotë në BE. Po ashtu ai theksoi se premtimet e pambajtura nga ana e BE-së i përkasin të shkuarës dhe se tani duhet që të punojnë fort për tu anëtarësuar. 

“Duhet të kemi një përqasje strategjike, mbase këtyre rrethanave që jo çdokush e ka tortën dhe mund ta hajë vetë me BE-në, nga sot e tutje për ne çfarë ne kemi thënë, premtimet e pa mbajtura tashmë i përkasin së kaluarës. Siç ka thënë një nga figurat më të mëdha, arkitektura evropiane mund të ndërtohet më mirë tullë pas tulle, ajo që po bën sot është që po hedh tullën e themelit që do të jetë një maratonë e gjatë anëtarësimi. Vetë qeveritë tona do të përfitojnë nga ky zgjerim, BE do të bëhet një influencë më e madhe. Në 30 vitet e fundit Shqipëria ka treguar një rritje drejt procesit të integrimit. Kjo na ka shërbyer si shtylla kurrizore. Këto negociata ose këto bisedime do të zgjaten paksa besoj dhe kjo do të mbështetet në mënyrën më të mirë të koordinimit që të jemi në gjendje të dorëzojmë një punë të mirë në shtator. Skuadra jonë ka 30 negociatorë, kjo do të zbatohet duke respektuar të gjitha shtresat e shoqërisë. E di që prezantimi i progresit tonë prek menjëherë raportin e shqyrtimit. Shumë vëmendje do t’i jepet kësaj çështjeje. Përpjekjet për zgjerim janë vonuar tre vite, nuk ka qenë e lehtë, por jemi të lumtur për vendin tonë. Në përfundim më lejoni të ritheksoj vlerësimin tim të thellë për gjithë Komisionin Evropian. Nuk përmend dot emra se mund të harroj dikë por të gjithë e meritoni, keni qenë mbështetje e palëkundur për vendin tim. Besoj se ne do të kemi bashkëpunim të frytshëm, Shqipëria dhe ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar”, tha Mazi.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

zef mazi negociatat me be 2022

Sondazh

Poll