19 Korrik 2022, 17:11
Nga I.A
Olta Xhaçka
BRUKSEL- Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka deklaruar se anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian ka qënë shtysa e transformimit të vendit në këto 30 vitet e fundit. Në takimin për shqyrtimin e legjislacionit pas çeljes së negociatave, Xhaçka tha se diskutimet me Komisionin Evropian kanë qenë udhërrëfyësi për Planin Kombëtar për Integrimin Evropian, për përgatitjet për shqyrtimin analitik dy palësh si dhe për përpjekjet për të forcuar kapacitetet administrative.
Fjala e Xhaçkës:
Jam shumë e lumtur që jam sot këtu me ju. Por më duhet tu rrëfej se ndihem edhe e lehtësuar në të njejtën kohë që jam këtu sot. Në këtë çështje besoj se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve sepse ka pasur shumë momente kur kemi filluar të dyshojmë nëse kjo ditë do të vinte ndonjëherë. Ka qenë një sfidë e vërtetë, por gjithçka është mirë kur përfundon mirë. Pra, ja ku jemi dhe e vlerësoj faktin që edhe Komisioni ashtu si ne, e ndjen nevojën urgjente për të vepruar dhe kompensuar kohën e humbur deri më sot. Gjithashtu përfitoj nga ky rast të falënderoj Komisionin për mbështetjen dhe angazhimin e tij gjatë gjithë këtij procesi të gjatë dhe nganjëherë edhe stresues. Dëshiroj të përgëzoj edhe miqtë tanë të Maqedonisë së Veriut për suksesin që kanë arritur në një proces shumë të vështirë. Ne e kemi nisur këtë rrugëtim së bashku dhe mbetemi të përkushtuar për të bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin me praktikat më të mira, shkëmbimet profesionale, mbështetjen politike dhe teknike. Ne kemi punuar shumë për të arritur në këtë moment historik të hapjes së negociatave të anëtarësimit. Anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat strategjikë më të rëndësishëm të Shqipërisë demokratike që nga ndryshimi i regjimit 30 vjet më parë. Ai mbetet një objektiv që gëzon mbështetje masive nga populli ynë.
Ka qenë forca shtytëse e transformimit të vendit tonë, frymëzimi dhe motivimi për ndryshimin dramatik dhe ndonjëherë edhe të dhimbshëm që ka pësuar Shqipëria këto 3 dekadat e fundit. Ky proces transformimi, modernizimi dhe evropianizimi me të vërtetë nuk ka lënë gur pa lëvizur. Ajo ka ndikuar në çdo aspekt të jetës në Shqipëri dhe kjo është arsyeja që ne kemi një delegacion kaq të madh të pranishëm këtu, të përbërë nga përfaqësues të qeverisë, përgjegjës për të gjitha grupet dhe kapitujt negociues. Sa i përket përmbajtjes së procesit të shqyrtimit, do të prek shkurtimisht disa çështje: Me Komisionin kemi zhvilluar tashmë një proces të gjatë takimesh shpjeguese. Diskutimi i kapitujve në këto takime ka rezultuar shumë i dobishëm për përpjekjet tona për të bërë përparim të mëtejshëm në rishikimin e kapitujve dhe për t'u përgatitur për negociatat e anëtarësimit. Prezantimet e takimeve shpjeguese, së bashku me rekomandimet e institucioneve të Stabilizim Asociimit dhe të raporteve të Komisionit, kanë qenë udhërrëfyesi ynë:
1- Së pari, për planin tonë të transpozimit – Planin Kombëtar për Integrimin Evropian;
2- Së dyti, për përgatitjet tona për shqyrtimin analitik dypalësh – institucionet tona kanë kryer një analizë të plotë ligjore dhe administrative për çdo kapitull, me qëllim përgatitjen e prezantimeve tona se ku ndodhet Shqipëria me transpozimin dhe zbatimin e acquis;
3- Së treti, për përpjekjet tona për të forcuar kapacitetet administrative, duke synuar të kemi të gjitha strukturat për zhvillimin e negociatave tona të anëtarësimit. Ndaj, edhe pse e dimë se na pret një proces shumë kërkues dhe sfidues, ne jemi gati, vendosmëria jonë është e palëkundur dhe kemi punuar shumë. Në kontekstin e metodologjisë së re, për shembull, që vendos reformat themelore në qendër të negociatave të anëtarësimit, ne kemi zbatuar një reformë të paprecedentë në drejtësi që ka luajtur tashmë një rol kyç në luftën kundër korrupsionit. Jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë. Por hapja formale e negociatave rikthen besueshmërisë në procesin e integrimit në BE dhe së bashku me të, gjeneron motivim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme për çka jemi të bindur se do t'i japë procesit një energji pozitive të rëndësishme.
Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.
olta xhaçka negociatat me be 2022
Politike
19 Korrik 2022, 16:58
e.k
Oliver Varhelyi
BRUKSEL- Ka nisur takimi për shqyrtimin e legjislacionit pas çeljes së negociatave. Në fjalën e tij Komisi...
Politike
19 Korrik 2022, 16:47
e.k
Dimitri Kuleba
UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dimitri Kuleba ka uruar Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE duke cil&eu...
Politike
19 Korrik 2022, 16:37
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE....
Politike
19 Korrik 2022, 16:19
e.k
Foto nga Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Mbledhja e fundit për këtë sesion parlamentar e Komisionit të Ligjeve duket se ka përfun...
Politike
19 Korrik 2022, 16:10
e.k
Jola Hysaj
TIRANË- Partia Demokratike ka reagur ditën e sotme në lidhje me me mos-funksionimin e shërbimit online në “e...
Politike
19 Korrik 2022, 15:59
e.k
Flamuri i Shqipërisë dhe ai i Bashkimit Europian
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me hapj...
Politike
19 Korrik 2022, 15:49
e.k
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike njëherazi dhe Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europia...
Politike
19 Korrik 2022, 15:42
d.a.
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka dërguar mesazhin e urimit për procesin e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonis&...
Politike
19 Korrik 2022, 15:34
k.m.
Foto ilustruese
Miliona lekë dalin çdo muaj nga buxheti i shtetit për t’iu rimbursuar deputetëve dietat, karburantin, faturat t...
Politike
19 Korrik 2022, 15:12
e.k
Erion Isaj
TIRANË- Komisioni i Refermës së Posaçme Territoriale u mblodh sërish ditën e sotme për të diskutu...