Aktualitet

Vodhi sende personale dhe një sasi parash në një automjet, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

I riu në momentin që u kap nga blutë e qytetit bregdetar ishte pranë një makinë dhe dhe po vidhte sendet personale si dhe një shumë parash të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

19 Korrik 2022, 17:10 Nga e.k
Vodhi sende personale dhe një sasi parash në një automjet,
Foto ilustruese

VLORË- Një 24-vjeçar i identifikuar me inicialet M.K banues në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi u arrestua në flgrancë teksa po kryente një vjedhje. I riu në momentin që u kap nga blutë e qytetit bregdetar ishte pranë një makinë dhe dhe po vidhte sendet personale si dhe një shumë parash të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Uji i Ftohtë “, Vlorë, një shtetas po vidhte në një automjet, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë kanë kapur autorin e dyshuar. 

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet personale dhe shumë e parave që dyshohet se vodhi ky shtetas, në automjet.

vlore

Sondazh

Poll