Aktualitet

VD-Zjarr në varrezat e Durrësit, shkak dyshohet ndezja e qirinjve

Temperaturat e larta dhe ndezja e qirinjve nga familjarët që shkojnë të kujtojnë të dashurit e tyre dyshohet të jetë shkaku i zjarrit të rënë në varreza.

19 Korrik 2022, 17:01 Nga k.m.
VD-Zjarr në varrezat e Durrësit, shkak dyshohet ndezja e qirinjve
Pamje nga varrezat e Durrësit

DURRËS- Një vatër e re zjarri është aktivizuar në varrezat e Durrësit. Temperaturat e larta dhe ndezja e qirinjve nga familjarët që shkojnë të kujtojnë të dashurit e tyre dyshohet të jetë shkaku i zjarrit të rënë në varreza.

Megjithatë përveç qirinjve që lihen ndezur mbi varre, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm për të djegur bimësinë mes varreve.

Por mbetet që Policia ta vërtetojë se ç’ka ndodhur, ndërkohë që aktive mbeten vatrat e zjarreve edhe në Krastë të Krujës, Bizë të Durrësit Qesarat të Finiqit dhe Patin të Klosit. Por Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

zjarret ne shqiperi durres varrezat e durresit

Sondazh

Poll